Sporti/Ndërkombëtarë
Shkaku i këtij futbollisti edhe Milot Rashica është i rrezikuar nga coronavirusi

Coronavirusi tashmë ka ‘pushtuar’ botën me përhapjen e shpejtë të tij.
Covid-19 nuk kanë mundur ti shpëtojnë as futbollistët, të cilët janë prekur nga kjo pandemi botërore, shkruan Gazeta inFokus.
Së fundmi edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica mund të jetë i rrezikuar nga ky virus.
Rashica luajti për 90 minuta me 7 mars ndaj Hertha Berlinit, takim ky që u mbyll me rezultat të barabartë 2-2.
Lojtari i Hertha Berlinit, Maximilian Mittelstadt sot ka dalur pozitiv në testin e coronavirusit.
Ai luajti për 90 minuta ndaj Milot Rashicës, duke pasur shumë kontakte me kosovarin.
Përveç Rashicës në panikë tanimë është e gjithë skuadra e Werder Bremenit./Gazeta inFokus/