Connect with us

ShowBiz

Shkeli vendimin e qeverisë kundër koronavirusit, prangoset djali i Ilir Shaqirit

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Është prangosur djali i Ilir Shaqirit, pasi shkeli vendimin e qeverisë kundër koronavirusit.
Policia e Kosovës ka prangosur sot në Pejë pronarin e firmës “Aztech” për mosrespektim të dispozitave që parasheh legjislacioni i Kosovës për mbrojtje nga koronavirusi (COVID-19).
Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, i dyshuari është ndaluar për 48-orë nën dyshimin se me hapjen e lokalit të tij, ka vepruar në kundërshtim me vendimet e Qeverisë së Kosovës.

“Prokurorja kujdestare ma konfirmoi se sot është ndaluar i dyshuari për 48-orë për arsye se me veprimet e tij ka rënë në kundërshtim me vendimet e qeverisë”, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Prizren.

Bruime të sigurta brenda Prokurorisë së Shtetit i kanë thënë Insajderit se i prangosuri është Gojart Shaqiri, pronar i kompanisë “Aztech”, firmë private e cila merret me tregtinë e pajisjeve teknologjike.

KESCO

Shaqiri, i cili ka në pronësi 50 për qind të aksioneve të “Aztech”, është djali i Ilir Shaqirit, këngëtarit të muzikës popullore./KlinaPress./