Connect with us

Rajoni

Shkon në 46-të numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Me pesë rastet e fundit të konfirmuara, numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi ka shkuar në 46-të.

Sipas ministrit serb të Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar, tre nga pesë të infektuarit janë lëshuar në shtëpi, ndërsa dy qëndruan në spital dhe gjendja e tyre ishte e qëndrueshme.

Më herët, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se ai nuk e përjashton mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend për shkak të epidemisë.

KESCO

Deri më tani virusi vdekjeprurës me origjinë nga Kina ua ka marrë jetën mbi 5 mijë personave, qindra mijëra janë infektuar dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë shëruar. /Gazeta Sinjali/