Politikë
Shpejtim Bulliqi e nis me presion mbi të tjerët: I kërkon kryeinfermierës në Podujevë ta lë punën

Kryeinfermierja në Podujevë, Ganimete Haxhiu ka thënë se pushteti aktual i Shpejtim Bulliqit dhe VV’së, po i bën presion për t’u larguar nga vendi i punës.
Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Shpejtim Bulliqi po i bën presion për të hequr dorë nga vendi i punës.
“Si është e mundur të më kerkohet te heq dorë vullnetarisht nga egzistenca ime dhe e fëmijeve te mij.”, ka thënë ajo.
Postimi i plotë:
Të dashur familjar , kolege/ë dhe miq!
Sot nga mëngjesi kam perjetua diçka që është apsurde në një shoqëri e vend demokratik!
Pushteti i ri në Podujevë sot më ka bë presion tërë ditën që unë te heq dorë nga vendi i punës në të cilin jam në bazë të konkursit të rregullt dhe meritave me kontratë pune te përhershme.
Si është e mundur të më kerkohet te heq dorë vullnetarisht nga egzistenca ime dhe e fëmijeve te mij.
A thua kjo qenka siguria dhe barazia e proklamuar e atyre qe e kishin gojen plotë e që sot janë në pushtet ?.