Connect with us

Lajme

Shqipëria i kërkon ndihmë Kinës për përballimin e situatës me KoronaVirus

Published

on

Pex Host Big

Shqipëria i ka kërkuar ndihmë Kinës për të përballuar situatën me pandeminë e koronavirusit.

Zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dje deklaroi se kishte bërë një komunikim zyrtar me ambasadën e Republikës së Kinës duke ia shprehur këtë kërkesë.

Kina ka dërguar një grup ekspertësh dhe pajisje mjekësore edhe në Itali. Ndërkohë sot mësohet se Presidenti Xi Jinping ka bërë të ditur se Kina do të dërgojë më shumë ekspertë mjekësorë në Itali dhe do të sigurojë më shumë ndihmë në luftimin e koronavirusit të ri, raporton Oranews, transmeton AktivPress.

KESCO

Në një telefonatë me kryeministrin italian Giuseppe Conte, Xi Jinping tha gjithashtu se Kina e mbështet fuqimisht Italinë dhe ka besim të plotë në fitoren e saj mbi pandeminë.

Ai shprehu edhe gatishmërinë e Kinës për të punuar me Italinë për të kontribuar në bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër COVID-19./KlinaPress./