Lajme
Shtatë të vekur nga koronavirusi në Kosovë dhe rajon

Për 24 orë, shtatë viktima nga kCoronavirusi në Kosovë dhe rajon.
Brenda një dite janë regjistruar shtatë viktima nga Koronavirusi, në Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi dhe Maqedoni të Veriut.
Në Kosovë dje ka ndërruar jetë një 82-vjeçar nga Podujeva i cili kishte probleme edhe me sëmundje tjera kronike. I ndjeri ishte prekur nga Coronavirusi pasi kishin ardhur fëmijët e tij nga Italia.
Ndërkaq në Shqipëri dje dhe sot kanë vdekur tre persona nga COVID-19. Njëri rast është njoftuar mbrëmë, derisa dy vdekjet tjera janë konfirmuar mëngjesin e së hënës.
Maqedonia e Veriut po ashtu ka raportuar dje viktimën e parë nga Coronavirusi, derisa sot Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për vdekjen e dytë në këtë shtet.
Edhe në vendin me më pak të prekur nga Coronavirusi, Mal të Zi, është shënuar viktima e parë. Atje ka ndërruar jetë një 65-vjeçar i cili kishte probleme me mushkëri. I ndjeri kishte qenë në Serbi në gjysmën e parë të muajit mars dhe dyshohet se atje është prekur nga virusi.
Ndërkohë, në Serbi nuk është raportuar për ndonjë të vdekur nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit.
Në total, numri i të vdekurve nga Coronavirusi në Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi është 11 persona.
Shqipëria ka më së shumti viktima deri më tash. Numri i tyre ka shkuar në 5. Pasur nga Serbia dhe Maqedonia që kanë nga 2 të vdekur nga Coronavirusi. Ndërsa në Kosovë dhe Mali i Zi janë shënuar viktimat e para./KlinaPress./