Connect with us

Ekonomi

Shtëpi apo banesë? Zgjedhni më të mirën në kompleksin “Fidanishtja”

Published

on

Princ Caffe Banners

Dëshironi të zgjidhni vendbanimin tuaj të përhershëm, mirëpo nuk dini të zgjedhni shtëpi apo banesë? Kompleksi Fidanishtja në Gjilan është shkrirje e dy vendbanimeve.

Arkitektët dhe inxhinierët kanë bashkuar tiparet më të mira të shtëpisë dhe banesës për të krijuar kompleksin Fidanishtja. Kualiteti i ndërtimit dhe hapësirat e gjelbëruara i japin kompleksit frymën e shtëpise, ndonëse të gjithë jetojnë nën kulmin e një objekti si një familje e madhe. Izolimet perfekte dhe materialet më cilësore të përdorura në ndërtimin e kompleksit ju japin juve privatësi, siguri dhe komoditet. Në Fidanishte jeni të izoluar nga zhurmat edhe pse jeni një hap larg qendrës së qytetit.

Hapësira e gjelbërt që paraqet 60% të kompleksit së bashku me këndet e lojërave për femijë ju ofrojnë zgjidhje se ku të kaloni kohën e lirë me familjen apo të vegjlit tuaj. Trotuaret e gjëra dhe parkingjet e mjaftueshme ju mundësojnë lëvizje të lirë dhe siguri për veturat tuaja.

KESCO

Brenda kompleksit mund të qaseni me kartela, kurse kateve tuaja me dy ashensorët e kompleksit.

Ju pret llojllojshmëri e banesave duke filluar nga 55m2 deri në 157m2, të planifikuara ashtu që çdo hapësirë të jetë e shfrytëzueshme.  Me blerjen e banesës në Fidanishte ju bëheni pronar i përhershëm i saj. Ta mbushni me kujtime dhe momente përrallore të jetës tuaj.

Që ju të bëheni pronar i asaj që gjithmonë e keni ëndërruar, Fidanishtja në bashkëpunim me NLB Bank ju ofron mundësi pagese me keste mujore deri në 20 vite. Interes preferencial dhe hipoteke vetëm banesa e re. Kjo mundësi vlen edhe për të gjithë bashkatdhetarët tanë kudo që ndodhen.

Zgjidhni kualitetin dhe ngrohtësinë e banesave të Fidanishtes e shijojeni atë në përjetësi…kandshëm, si n’shpi./KLINAPress/

Kontakoni në:
Tel: 044295223
Adresa: Rr. Enver Miftari, Gjilan