Connect with us

Sport

Shtyhet rikthimi i Messit te Barcelona, argjentinasi nuk do të kthehet deri pas pushimit ndërkombëtar

Published

on

GorenjeKosova

Barcelona përballet me Osasunas të shtunën dhe këtë ndeshje Lionel Messi do ta humbasë për shkak të dëmtimit.

Argjentinasi është rikthyer në stërvitje individuale me trajnerin e fitnesit të skuadrës dhe pritet që ai të rikthehet në aksion pas pushimit ndërkombëtar.

Ernesto Valverde nuk do të nxitojë me rikthimin e Messit në formacionin titullar, pasi rikuperimi i kapitenit të tij ka qenë më i ngadaltë nga sa pritej.

KESCO

Pas udhëtimit të tyre në Estadio El Sadar, Barcelona luan ndeshjen e tyre të radhës në LaLiga Santander kundër Valencia më 14 shtator. /KlinaPress/