Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Shtyhet takimi me Gazidis, Ibrahimoviç largohet menjëherë nga Italia

Published

on

COVID-19

Për të qëndruar apo jo, kjo është dilema. Me pak fjalë, e ardhmja e Zlatan Ibrahimoviçit në Milano mbetet shumë e pasigurt, dhe suedezi tani po mendon se çfarë të vendosë në fund të këtij sezoni.

Siç është raportuar nga botimi i sotëm i Gazzetta Dello Sport, 38-vjeçari me avion privat u nis për në Stokholm, duke u ribashkuar me gruan dhe fëmijët e tij në kryeqytetin Suedez, përcjell ORAinfo.

Sipas gazetës, sulmuesi ishte i lumtur në klub dhe tashmë ishte duke planifikuar për të ardhmen me Zvone Boban dhe Paolo Maldini.

KESCO

Por pas largimit të Boban nga klubi dhe me Maldinin qe shumë shpejt mund të largohet – situata e Ibrahimovic gjithashtu ka ndryshuar.

Tani, ai do të duhet të merret me drejtorin Ivan Gazidis. Takimi mes të dyve është shtyrë dhe ende nuk dihet se kur do të zhvillohet takimi ballë për ballë.

Në këtë takim pritet të vendoset e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic të Milan. /ORAinfo/