Connect with us

Lajme

Shukri Buja niset për në Hagë, mesazh prekës i vajzës së tij

Published

on

GorenjeKosova

Ish kryetari i Lipjanit dhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Nerodimes, Shukri Buja është nisur për në Hagë pasi që është ftuar nga Gjyka Speciala, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Lajmin e ka konfirmuar vajza e Shukri Bujës, Trëndëlina përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë Trëndëlina Bujës:

KESCO

“Babi !

Sot për qudi po ndjehem e pafuqi dhe kam frigë me e besue që sot ende pa dalë

I pari Diell mirë ,ti u drejtove nga një rrugë tjetër ! Rrugë nga e cila ende krahërorin e ke të freskët nga plagët e Lirisë!

S’pari përshnoshem me veten , sa herë ta dëftoj emrin më duket se po më përqafon me të njëjtin përqafim sikur ditën kur u nise me I falë ksaj Toke shumë e mbrapa derës e le Mamin, Valonin , Mua dhe Festimin e vogël !

Nuk gjeta kund forcë me të përqafu si deshta , ashtu siq përqafohen Trimat kur kthehen nga Toka e Lirë ,sepse asnjë toke të Lirë nuk I mungojnë Heronjët !

E ti Babi je Heroi Im , je gjaku Im , je Ushtari I Lirisë me të cilën Liri ,sot po merr me vete edhe akuza bashkë në Udhtimin tand drejt asaj qka ne quajmë “Gjykatë “ .

Në gjdo hap që ti bën drejt asaj foltores dije Babi që hapat e tu rrënjët I kanë në gjakun që pandërpe të rridhte e Ti heroik i’a thoje këngës : Kosovë e Adem Jasharit hejjj ta puthsha ballin!” (sic.), ka shkruar Trëndëlina Buja.

Ndryshe, Shukri Buja më 30 qershor ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ai kishte bërë të ditur se intervistimi i tij do të bëhet me 17 korrik të këtij viti. Ai ka thënë se ‘kjo gjykatë është politike, e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën’. /KlinaPress/