Connect with us

ShowBiz

Sipas mediave kroate, Rita Ora u pagua 200 mijë euro për koncertin në Zarë

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja po vazhdon me koncerte anembanë botës dhe së fundi ka qëndruar në shtetin e Kroacisë.

Biondina ka ndezur atmosferën në qytetin e Zarës, ku ishin të pranishëm edhe shumë shqiptarë për ta ndjekur performancën e artistes sonë.

KESCO

Index.hr gjatë ditë së djeshme ka raportuar minutë pas minute për koncertin e 28-vjeçares dhe së fundi ka zbuluar shumën se sa u pagua ajo.

Sipas mediumit kroat, Ora është paguar për disa orë qëndrimi dhe paraqitje në koncert hiq më pak se 200 mijë euro (1.5 milion kuna kroate).