Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Skuadra e La Ligas konfirmon dy raste të koronavirusit

Published

on

Shell Banners

Koronavirusi ka prekur edhe stafin e skuadrës së Deportivo Alaves.

Skuadra spanjolle përmes një njoftimi ka bërë të ditur se anëtarë të tyre kanë dalë pozitiv në testet për koronavirus.

“Me rastin e testeve të kryera në emër të anëtarëve të Deportivo Alaves si rezultat i situatës aktuale të urgjencës shëndetësore, janë kryer dy teste pozitive për koronavirus”, nis njoftimi.

KESCO

“Ata janë anëtarë të strukturës tekniko-sportive, dhe gjendja e tyre është e mirë”.

“Të hënën do të kryhen testet edhe për pjesën tjetër të skuadrës, dhe logjikisht seancat e stërvitjeve do të ndërpriten derisa të dihen rezultatet”./KlinaPress./