Connect with us

Sport

Smalling arrin në Romë për teste mjekësore, gati zyrtarizimi

Published

on

Pex Host Big

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling ka zbarkuar në kryeqytetin italian për të finalizuar huazimin e tij një-sezonal te Roma.

Dje (e enjte) gjatë ditës u raportua për një transferim shokues të anglezit te Roma dhe sot si duket ky kalim është gati të zyrtarizohet.

Kjo pasi, Smalling tashmë ka arritur nga Anglia në Romë për të finalizuar transferimin e tij.

KESCO
See RomaPress’s other Tweets
Anglezi tani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të vendos stilolapsin mbi letër për huazimin e tij.

Edhe pse Roma nuk do të ketë mundësi blerje, ata do t’i paguajnë Unitedit tre milionë euro për ta marrë atë në një bazë të përkohshme. /KlinaPress/