Connect with us

Lajme

Sot pritet të bie borë në Kosovë

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Meteorologët parashikojnë sot mot më të ftohtë, reshje shiu dhe bore. Javën e ardhshme mot me diell, në mëngjes ngrica e gjatë ditës temperaturat në rritje.

15.03 – Kryesisht vranët dhe ftohtë. Kohëpaskohe me rehsje të dobëta shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut do të shndërrohen në borë.

16.03 – Në mëngjes ngrica, vransirat do të shpërndahen. Ditën kryesisht me diell.

KESCO

17.03-18.03 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, ditën më butë.

Temperaturat minimale do të do të zbresin nga 5C deri në -1C, në fillim të javës së ardhshme. Maksimalet në fundjavë do të zbresin deri në 6C, nga e hëna me rritje graduale në 9C deri 13C.

Era do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, e nga dita e hënë do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale./KlinaPress./