Connect with us

Lajme

SOT RIFILLON SHPËRNDARJA E USHQIMIT FALAS PËR QYTETARËT NË NEVOJË NË PRISHTINË

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nga sot do të rifillojnë me shpërndarjen e shujtave të ngrohta për gjithë ata që kanë nevojë.

Ai ka treguar se ushqimi do të shpërndahet në dy pika dhe do të fillojë në ora 12:00

KESCO

Postimi i tij:

SHPËRNDARJA E SHUJTAVE TË NGROHTA USHQIMORE FILLON PREJ SOT NË ORA 12:00

Prej sot e rifillojmë shpërndarjen e shujtave të ngrohta për gjithë ata që kanë nevojë. Ushqimin do e shpërndajmë në dy pika. Në ora 12:00. Në Tophane dhe Aktash. Shikoni fotografitë për ta kuptuar më mirë lokacionin.

Gjellë, sallatë, pemë dhe bukë do ketë dyfish më shumë sesa zakonisht për gjithë ata që kanë nevojë. Ushqimin vetëm mund ta marrin me veti. Ne e kemi blerë një numër të madh të pajisjeve plastike përmes së cilave mund të bartet ushqimi, mirëpo i inkurajojmë të gjithë që të marrin pajisje me vete. Jemi kujdesur që të gjithë ambientin ku do shpërndahet ushqimi ta kemi të dezinfektuar dhe brenda një niveli të lartë higjienik. Njëkohësisht, bëjmë thirrje që të gjithe përfituesit e shujtës se gjatë procesit të marrjes së ushqimit të mbajnë distancë në mes tyre gjatë pritjes në rend.

Ju lutem shpërndane këtë postim tek ata që mendoni se kanë nevojë për një shujtë të ngrohtë./KlinaPress./