Connect with us

Auto

T-ROC i VolksWagenit mund të bëhet edhe në version Hibrid Gte

Published

on

COVID-19

Modeli T-Roc i Volkswagenit ka një gamë mbresëlënëse e cila përfshinë modelet standarde si T-Roc R me performancë të lartë dhe ai dy-dyersh në version kabrio, por ky prodhues duket se do ta pasurojë këtë gamë edhe me versionin plug-in hibrid GTE.

Revista “Auto Express” shkruan se Volkswageni mund të prodhojë T-Roc GTE në version plug-in hibrid, transmeton Koha.net. Menaxheri i projektit për elektrifikimin e motorëve në Volkswagen, Kai Philipp në një konferencë për media pati thënë se platforma MQB i jep mundësi këtij prodhuesit prestigjioz gjerman që ta bëjë realitet këtë model të ri.

Megjithatë, T-Roc hibrid nuk është prioritet siç është rasti me modelin më të madh dhe më të shtrenjtë, Tiguanin, i cili është në radhë për t’u bërë me version GTE.

KESCO

Nëse T-Roc GTE merr “dritën e gjelbër” për prodhim, atëherë do të ketë teknologjinë më të re hibride të Volkswagenit të cilën e ka Golf GTE. Kjo teknologji përbëhet nga motori benzinë 1.4-litër Turbo dhe motorit elektrik, në kombinim me marshin me 6 shpejtësi dhe baterinë me kapacitet prej 13 kWh. Ky kombinim te Golf GTE zhvillon 241 kuajfuqi.

Modeli T-Roc i Volkswagenit ka një gamë mbresëlënëse e cila përfshinë modelet standarde si T-Roc R me performancë të lartë dhe ai dy-dyersh në version kabrio, por ky prodhues duket se do ta pasurojë këtë gamë edhe me versionin plug-in hibrid GTE.

Revista “Auto Express” shkruan se Volkswageni mund të prodhojë T-Roc GTE në version plug-in hibrid, transmeton Koha.net. Menaxheri i projektit për elektrifikimin e motorëve në Volkswagen, Kai Philipp në një konferencë për media pati thënë se platforma MQB i jep mundësi këtij prodhuesit prestigjioz gjerman që ta bëjë realitet këtë model të ri.

Megjithatë, T-Roc hibrid nuk është prioritet siç është rasti me modelin më të madh dhe më të shtrenjtë, Tiguanin, i cili është në radhë për t’u bërë me version GTE.

Nëse T-Roc GTE merr “dritën e gjelbër” për prodhim, atëherë do të ketë teknologjinë më të re hibride të Volkswagenit të cilën e ka Golf GTE. Kjo teknologji përbëhet nga motori benzinë 1.4-litër Turbo dhe motorit elektrik, në kombinim me marshin me 6 shpejtësi dhe baterinë me kapacitet prej 13 kWh. Ky kombinim te Golf GTE zhvillon 241 kuajfuqi./KlinaPress./