Connect with us

Lajme

“Ta mashtrojmë Kosovën”, “Let`s do it Kosova” merr miliona jashtëligjshëm, Kosova plotë bërllok

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

815 mijë euro i janë ndarë organizatës “Let’s do it Kosova”, me vendim të Qeverisë pa u respektuar procedurat për ndarjen e parave publike.
Kjo e gjetur ka dalë nga raporti i Auditorit për vitin 2018, i cili monitoron të gjitha institucionet publike në vend.
Sipas këtij raporti ndarja e mjeteve është bërë pa u respektuar aspak procedurat, që ka ndikuar në favorizim të një OJQ, në këtë rast “Let`s do it Kosova”, me drejtor ekzekutiv Luan Hasanaj, i cili ka marrë 815 mijë euro për organizimin e këtij aksioni të pastrimit.
Vet Hasanaj, dhe po ashtu organizata në fjalë në faqen e tyre në facebook, shumë herë kanë paraqitur numra të mëdhenj të deponive ilegale të pastruara dhe tonelata të bërllokut kinse të larguara, por sipas informatave që ka klinainfo e gjithë kjo nuk është e vërtetë.
Sipas një burimi brenda Ministrisë së Mjedisit, “Let`s do it Kosova” ka paraqitur numra të pavërtetë për sasinë e bërllokut të pastruar dhe rrjedhimisht duke i shumëfishuar këta numra ka mashtruar edhe zyrtarët e Ministrisë dhe zyrën e kryeministrit, të cilët janë financuesit e këtij aksioni.
“Ne i kemi largu 10 thasë bërllok gjatë një ore punë, ndërsa në mbrëmje faqe të organizatës lexojshim që janë larguar 200 thasë bërllok. U çuditshëm me vete”, thotë një nga pjesëmarrësit e aksioneve të kësaj organizate.
Po ashtu, në kushte anonimiteti, ai thotë se, “Let`s do it Kosova” ka pasur për obligim që të paguajë edhe shpenzimet e të gjithë pjesëmarrësve në aksione, ndërsa pagesa janë bërë vetëm për disa persona të cilët kanë bërë vazhdimisht presione, sepse nuk kompensoheshim.
“Nuk e di nëse Luan Hasanaj ka marrë pare nga Ministria për kompensimin që është dashtë me na dhanë ne, por ne shumë pak personave na ka dhanë paret.”/KlinaPress