Connect with us

Politikë

Tahiri: Shkarkimi i Bordit të SHSKUK-së, i jashtëligjshëm

Published

on

SIGMA Banners

Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas shkarkimit të bordit të SHSKUK-së nga qeveria në detyrë.

Tahiri ka thënë se vendimi i qeverisë për të shkarkuar dhe më pas emëruar bordin e ri drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës është i jashtëligjshëm.

Tahiri ka thënë se në Ligji i Shëndetësisë dhe Statuti i SHSKUK-së nuk e autorizon qeverinë që të shkarkojë këtë bord.

KESCO

“Vendimi i Qeverisë nr.01/17 i datës 27.03.2020 për shkarkimin (dhe emërimin) e Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), përveç dilemës së madhe kushtetuese që është marrë nga Qeveria në detyrë dhe në kohën e një pandemie globale, ka edhe defektet ligjore të cilat i paraqes më poshtë:

-Ligji i Shëndetësisë dhe Statuti i SHSKUK nuk kanë rregulluar mënyrën e shkarkimit të bordit të SHSKUK (neni 64 i ligjit dhe neni 11 i statutit rregullojnë vetëm mënyrën e emërimit, por jo edhe shkarkimit) që rrjedhimisht e bën të paligjshëm shkarkimin e bordit aktual, sepse askund nuk ka autorizim të shprehur të ligjit që e autorizon Qeverinë për të bërë një shkarkim të tillë”, ka thënë Tahiri./KlinaPress./