Connect with us

Lajme

Takohen Kurti e Kosnett, flasin për koronavirusin dhe aprovimin e buxhetit

Published

on

COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Philipp Kosnett dhe shefen e Njësisë së Ekonomisë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Lori Michaelson.

Kosnett ka përgëzuar Kurtin për masat kundër koronavirusit dhe për aprovimin e buxhetit, derisa kryeministri Kurti e falënderoi Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve.

Kjo është komunikata e plotë:

KESCO

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga shefi i stafit të Kryeministrit, z. Luan Dalipi, priti sot në takim ambasadorin Philip Kosnett dhe shefen e Njësisë së Ekonomisë pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, znj. Lori Michaelson.

Ambasadori Kosnett e përgëzoi Kryeministrin për performancën e deritanishme të qeverisë, aprovimin e Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe për masat e ndërmarra dhe angazhimin e qeverisë në lidhje me Corona Virus COVID-19.
Znj. Michaelson nënvizoi rëndësinë e orientimit të buxhetit të ri veçanërisht në aspekte zhvillimore.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin, z. Kosnett, për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës. Më tutje ai theksoi se për vendin, në këto momente, është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet tërësisht vëmendje aspektit shëndetësor të njerëzve dhe vitalitetit të ekonomisë./KlinaPress./