Connect with us

Sport

Talenti i Realit, Cristo Gonzalez, po transferohet te Udinese

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Udinese  ka arritur marrëveshje me Cristo Gonzalez, që ta transferojë atë nga Real Madridi në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi 21-vjeçar është pajtuar me kushtet personale të ofruar nga skuadra italiane, derisa do të kalojë në Serie A në formë huazimi nga Los Blancos me të drejtë blerje.

Sipas Marca, marrëveshja për huazim do të kompletohet në shumën e 1.5 milionë euro, derisa sot (16 korrik) talenti spanjoll do të fluturojë për në Itali për testet mjekësore.

KESCO

Cristo Gonzalez kundër Real Betisit (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Në garë për Gonzalez thuhet se ishin edhe skuadrat si, Leganes, Granada, Espanyol, Valladolid dhe Levante, mirëpo lojtari e pëlqeu kalimin te Udinese.

Talenti 21-vjeçar mund të qëndrojë përfundimisht te skuadra nga Serie A, nëse nuk arrin t’i bind madrilenët që ta rikthejnë në klub në verën e vitit 2020. /KlinaPress/