Connect with us

Life/Bizare

Të rinjtë shkelin urdhrin e Trump, tërbohen në plazh (FOTO)

Published

on

GorenjeKosova

Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se po e shpall pandeminë e koronavirusit një emergjencë kombëtare, ndërkohë që zyrtarët nxitojnë të frenojnë përhapjen e virusit.

Shkollat dhe universitetet në të gjithë Shtetet e Bashkuara po mbyllen për shkak të koronavirusit, por kjo nuk i ka ndaluar të rinjtë që të marrin pjesë në Miami për pushimet e pranverës.

Fotografitë tregojnë të rinjtë të veshur me bikini që argëtohen në plazhin e Miami, vetëm disa orë pasi qyteti njoftoi gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë globale.

KESCO

Më herët, duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti tha: “Po shpall zyrtarisht gjendjen e emergjencës kombëtare dhe shtoi se emergjenca do të verë në dispozicion 50 miliardë dollarë për qeveritë e shteteve dhe ato lokale për t’iu përgjigjur koronavirusit”.

Ndaj Trump ishte rritur trysnia për të shpallur emergjencën kombëtare për sëmundje infektive në bazë të një ligji të vitit 1988, të quajtur Ligji Stafford, që do të lejonte Agjencinë Federale për Menaxhimin e Emergjencave Federale të japë fonde për katastrofat për shtetet dhe qeveritë lokale dhe për të dislokuar ekipet mbështetëse./KlinaPress./

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *