Connect with us

Ekonomi

Telegram përgatitet për ta lëshuar në përdorim kriptovalutën Gram

Published

on

PEX HOST 728×90

Aplikacioni për komunikim Telegram ka planifikuar të ofrojë njësitë e para të kriptovalutës Gram.

Sipas New York Times, hera e fundit që u raportua rreth kësaj kriptovalute ishte kur Telegram lajmëroi anulimin e daljes në publik, prandaj ky lajm mund të jetë surprizë për ata që e kanë ndjekur afër këtë kriptovalutë, përcjell KlinaPress.

Nëse kompania nuk ofron kriptovalutën deri më 31 tetor, ligjërisht ajo detyrohet të kompensojnë 1.7 miliard dollarët e ngritura për t’i bërë këto monedha realitet.

KESCO

Nga dokumentet ligjore, sipas gazetës amerikane 31 tetori është afati real që kompania po përpiqet ta bëjë realitet për ta lëshuar në përdorim kriptovalutën.

Përdoruesit do të mund t’i ruajnë në portofolin dixhital Gram, një që Telegram planifikon ta ofrojë për 200 milionë përdoruesit në mbarë botën. /KlinaPress/