Connect with us

Lajme

Thaçi bëhet kuzhinier, ‘gatuan’ për të izoluarit në karantinë në Qendrën Studentore

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Koronavirusi nuk po e ndal Hashim Thaçin.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vizituar sot objektet e Qendrës së Studentëve ku po qëndrojnë shtetastit kosovarë të kthyer nga jashtë në kohën e pandemisë COVID-19.
Kreu i shtetit thotë se është i impresionuar me përgatitjen profesionale të stafit shëndetësor aty dhe stafit teknik të cilët kanë krijuar kushte të mira për ata që janë vendosur në karantinë. Ai ka vizituar edhe kuzhinën ku gatuhet për personat që janë në karantinë.
Thaçi ka thënë se një situatë e tillë do të kalohet me pasoja sa më të vogla, ndërkohë ka bërë thirrje për respektim të udhëzimeve të IKSHP’së.
Ja shkrimi i plotë:
Edhe në Qendrën e Studentëve sot pashë nga afër masat që janë marrë për t’u kujdesur për kosovarët e kthyer nga jashtë, në këto ditë të pandemisë COVID-19.

Këto masa janë marrë për të mirën e tyre, për të mirën e familjeve të tyre dhe për të mirën e shoqërisë sonë.

U impresionova me përgatitjen e lartë të personelit shëndetësor, por edhe të stafit teknik për të krijuar kushte sa më të mira për qytetarët e vendosur në karantinë.

KESCO

Shpreh mirënjohje të pakufishme për personelin shëndetësor dhe për të gjithë ata që po kujdesen, që ta kalojmë me pasoja sa më të vogla këtë pandemi.

Respektoni këshillat dhe rrini në shtëpi për të mirën dhe sigurinë tuaj. Së bashku do ta tejkalojmë këtë situatë të rëndë. HTH./KlinaPress./