Connect with us

Lajme

Thaçi dekreton shpërndarjen e Kuvendit, së shpejti cakton datën e zgjedhjeve

Published

on

Schengen Visa

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka dekretuar shpërndarjen e legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Kosovës.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se së shpejti do të vendos për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses”, ka shkruar Thaçi.

KESCO

Ndryshe, të enjten që lamë pas deputetët e Kuvendit me shumicë votash votuan për shpërndarjen e legjislaturës së VI-të, duke i hapur kështu rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja në vend. /KlinaPress/