Connect with us

Lajme

Thaçi ende nuk ka bërë asnjë hap për t’u konsultuar me partitë politike

Published

on

SIGMA Banners

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ende nuk ka bërë asnjë hap për t’u konsultuar me partitë politike, pas dorëheqjes së kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, nga pozita e kryeministrit.

Ndonëse është i thirrur për ta garantuar funksionimin e institucioneve të shtetit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ende nuk ka bërë asnjë hap për t’u konsultuar me partitë politike, pas dorëheqjes së kreut të AAK-së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.

Gjithashtu ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nëse do të ketë formim të një qeverie të re, siç e lejon Kushtetuta, ose nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

KESCO

Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se kjo zvarritje e veprimit nga ana e presidentit të shtetit është duke u bërë në mënyrë të qëllimshme. /KlinaPress/