Connect with us

Lajme

Thaçi sonte i propozon Kurtit të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e koronavirusit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që sonte të marrë vendimin se a do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas  burimeve të gazetës inFokus, presidenti Thaçi  sonte do të kërkojë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Thaçi në një status në llogarinë e tij në facebook lajmëroi se pikerisht sonte nga ora 20:00 do të takohet me Këshillin e Sigurisë për të biseduar për masat që do të merren për luftën kundër koronavirusit, shkruan gazeta inFokus.

KESCO

“Sonte në orën 20:00, kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19.Në këto momente jo të lehta duhet t’i respektojmë në përpikëri të gjitha udhëzimet e institucioneve të  Republikës së Kosovës”, shkruan Thaçi.

Ndërsa sipas Kushtetutës së Kosovës, nenit 131, pikës 1, presidenti i Kosovës mund të shpall gjendje të jashtëzakonshme në këto raste: ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes, ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike dhe ka fatkeqësi natyrore, e cila prek tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij.

E Pika 3 e nenit 131 të Kushtetues thotë se nëse paraqitet nevoja për marrjen e masave emergjente të mbrojtjes, Presidenti i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me Kryeministrin, shpall Gjendjen e Jashtëzakonshme. Me shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, Presidenti i Republikës së Kosovës shpallë menjëherë dekretin, i cili përcakton natyrën e kërcënimit dhe çfarëdo kufizimi për të drejtat dhe liritë. Brenda dyzet e tetë (48) orësh, Kuvendi mund të japë pëlqimin me dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Nëse nuk jepet pëlqimi, dekreti i Presidentit nuk ka forcë as efekt./Gazeta inFokus/