Connect with us

Lajme

Thaçi: Vendimi i GJND-së, fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili ka konfirmuar të drejtën tonë për shpalljen e pavarësisë, ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës.

Sipas Thaçit, fitorja në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, i ka hapur rrugë forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe ka vulosur përjetësisht të drejtën tonë për vetëvendosje.

Në shkrimin e bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, Thaçi ka thënë se ky vendim ka trasuar rrugën për antarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB.

KESCO
Ndryshe, sot janë bërë nëntë vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte dhënë vendim se pavarësia e Kosovës është legjitime dhe se nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare. /KlinaPress/