Connect with us

Sport

Theo Hernandez lëndohet rëndë në debutimin te Milani

Published

on

Schengen Visa

Theo Hernandez nuk kishte debutimin më të mirë të mundshëm te skuadra italiane e Milanit, ku kjo e fundit pësoi humbje me rezultat 1-0 kundër Bayern Munichut.

Francezi është detyruar të largohet nga fusha disa minuta para përfundit të pjesës së parë për shkak të lëndimit dhe nuk ka mundur të shkel në bari me këmbë.

Lëndimi ka ndodhur në minutën e 41-të, kur futbollisti gjatë një depërtimi ka pësuar një ndërhyrje të ashpër nga ana e Benjamin Pavardit, i cili pësoi një lëndim të lehtë.

KESCO

Mjekët e Milanit ndërhyn në fushë dhe më pas me ndihmën e barelave e larguan nga fusha nën dhimbje të mëdha.

Marco Giampaolo vlerësoi performancën e Theos, por nuk ofroi detaje të mëtejshme rreth shkallës së lëndimit “Më pëlqeu shumë ajo që pashë për Theon ndërsa ishte në fushë. Mjekët do të përpiqen të na japin një diagnozë të saktë të lëndimit”, shpjegoi trajneri.

Ndryshe, klubi, deri më tani, nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth dëmtimit të futbollistit francez. /KlinaPress/