Connect with us

Lajme

Theret disa herë më thikë në metronë e New Yorkut, gruaja nuk i mbijeton plagëve të marra – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Published

on

Shell Banners

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një grua theret për vdekje, pas një mosmarrëveshje që pati me një grua tjetër në afërsi të stacionit të metrosë në qytetin e New Yorkut.

Latanya Watson, 30-vjeçe, është mbytur pasi ishte kacafytur me një grua tjetër derisa po ecte në drejtim të metrosë në Brownsville të Brooklyn, transmeton Telegrafi.

Kamerat kanë filmuar momentin kur dyshja fillimisht përfshihen në sharje dhe ofendime dhe më pas grushtohen, shkulin flokët njëra-tjetrës dhe më pas sulmuesja e nxjerr thikën dhe disa herë e godet në trup.

KESCO

Megjithatë disa orë më vonë policia ka arritur ta arrestoj 20-vjeçaren Mia Simmons që konsiderohet përgjegjësja kryesore për vdekjen e Watson, që në një moment humb forcën dhe dorëzohet pasi i rridhte gjak nga plagët e marra.

Por, ajo çfarë bie më shumë në sy janë kalimtarët e shumtë të rastit të cilët as që e morën mundin për t’i ndarë apo të paktën të ndihmojnë viktimën. /KLINAPress.com/