Connect with us

Sport

Tifozët e Ronaldos tallen me Messin pas eliminimit nga Kupa e Amerikës

Published

on

SIGMA Banners

Rivaliteti Cristiano Ronaldo – Lionel Messi u ringjall edhe një herë në rrjetet sociale pasi që Lionel Messi nuk arriti të kualifikohet në finale të Kupës së Amerikës me Argjentinën, pasi që humbi me rezultat 2:0 kundër Brazilit në gjysmëfinale.

Lionel Messi nuk arriti ta lërë shenjën e vet në ndeshjen e mbrëmshme pasi që Brazilit i mjaftuan golat e Gabriel Jesusit dhe Roberto Firminos për ta arritur finalen e Kupës së Amerikës. Momenti më i mirë për Messin ishte ai rreth minutës së 60-të kur goditja e argjentinasit u mbrojt nga shtylla, transmeton KlinaPress.

Megjithatë, ndeshja nuk përfundoi pa incidente kontroverse pasi që gjyqtari nuk e përdori VAR-in për disa momente të dyshimta gjatë ndeshjes. Një penallti për Argjentinën, kur Sergio Aguero u sulmua pa top nga Dani Alves, nuk u akordua dhe incidenti as nuk u shikua nga VAR-i.

KESCO

Në vend të penalltisë, Brazili e shfrytëzoi atë rrëmujë dhe e gjeti menjëherë golin e dytë, që ishte edhe goditja e fundit për Argjentinën. Tani, Brazili e pret përballjen mes Perusë dhe Kilit për ta kuptuar kundërshtarin në finale.

Pasi që pritja e Messit për trofeun e parë me Argjentinën vazhdon edhe më tutje, tifozët e Cristiano Ronaldos i shfrytëzuan llogaritë e tyre në rrjetin social Twitter për t’u tallur me yllin e Barcelonës.

Shumica e postimeve kishin të bëjnë me faktin se Ronaldo i ka fituar dy trofe të mëdhenj me Portugalinë – EURO 2016 dhe Ligën e Kombeve së fundi – ndërsa Messi është ende pa asnjë trofe në skenën ndërkombëtare.

“Kurrë mos e krahasoni G.O.AT tim (Greatest Of All Time – më i miri i të gjitha kohëve) me lojtarë të tjerë. Cristiano Ronaldo për Portugalinë 2:0 Lionel Messi për Argjentinën. GOAT im. Fundi. Më zgjoni kur Messi të ketë fituar trofe me Argjentinën dhe mund të fillojmë”, shkuan @Indianaldo.

Hari #Cr7@Indianaldo

Don’t ever compare my Goat to Other player. Ronaldo for Portugal 🇵🇹

2-0

Lionel for Argentina 🇦🇷

My GOAT 😉

The End.

wake me up when Messi wins a Tropy for Argentina and we can start.

See Hari #Cr7’s other Tweets

“Si sillet Messi në ndeshjet e mëdha”, shkruan @MadridHub4Real

“Kurrë mos më thoni më se Messi është më i miri i të gjitha kohëve. U dominua nga Cristiano Ronaldo në Ligën e Kampionëve dhe futbollin ndërkombëtar, por ai mund të jetë më i miri i La Ligës nëse do. Me siguri është argëtuese t’i shënosh nga dy gola kundër Heuscas dhe Getafes në fundjavë”, shkruan @OKCTHUNDERAlex

Offseason Alex 📲💻@OKCTHUNDERAlex

Don’t ever tell me Lionel Messi is the GOAT ever again. Dominated by Cristiano Ronaldo in the Champions League and International Football, but he can be the GOAT of La Liga if he wants. Must be fun scoring braces against Huesca and Getafe every weekend.

See Offseason Alex 📲💻‘s other Tweets

“Lionel Messi duhet të largohet nga Argjentina. Gjenerata e Artë performoi nën nivelin e pritur sërish. Cristiano Ronaldo i fitoi dy trofe me lojtarë për të cilët ju harruat ku luajnë. Unë e di kush është GOAT-i im”, shkruan @high_on_manutd.

Henry7@high_on_manutd

Lionel Messi should quit Argentina. The golden generation underperformed yet again.

Cristiano Ronaldo won 2 trophies with players you forget which teams they play for

I know my GOAT

221 people are talking about this

“Lionel Messi: Vetëm Cristiano Ronaldo mund ta kthejë lavdinë në ekipin kombëtar të Argjentinës”, shkruan @Kakarla07.

-CR7 Paaji-@Kakarla07

Lionel Messi: Only Cristiano Ronaldo can bring back glory to Argentina football team.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *