Connect with us

Lajme

Topanica, fshat që së fundmi u fut në karantinë, mjeku nga ai fshat vjen me mesazh prekës

Published

on

Princ Caffe Banners

Topanica është fshati që së fundmi u fut në karantinë.

Specialisti i biokimisë klinike, dr. Sadik Gashi, ka dhënë një mesazh për vendlindjen e tij, Topanicën e Kamenicës, fshat ky që mbrëmjen e së hënës e shënoi edhe rastin e parë të infektimit me Covid-19.

Dr. Sadik Gashi ka kërkuar qetësi nga banorët atje, derisa ka rekomanduar që t’i zbatojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

KESCO

“Së pari, banorët jo domosdoshmërisht duhet të qëndrojnë mbyllur në shtëpi, por duhet të lëvizin në oborret e tyre për t’iu ekspozuar rrezeve të diellit, pasi sintetizohet vitamina D, e cila është shumë e rëndësishme për imunitet, sidomos për pleqtë dhe fëmijët. Të përdorin pemë e perime tropikale që kanë vitamine C si: ananasi, portokalli, limoni, rasoji i lakrës si dhe vajin e peshkut”, ka thënë Gashi.

Duke shpjeguar zanafillën e tij, ai ka thënë se virusi corona është njohur si familje që nga viti 1960.

“Virusi Corona si familje është njohur që nga viti 1960, domethënë virusi kuror. Sa i përket patogjenitetit dhe toksicitetit e sensitetit, është i njëjtë me viruset tjerë. Por, ky virus është me një gjenotip e modifikim tjetër, si në aspektin klinik, dhe duke iu falënderuar ajrit, e posaçerisht peroksidit të hidrogjenit H2O2, e shkatërron membranën e virusit proteinik, sado patogjen që është virusi, e humb dhe bëhet më i dobët për organizmin virulenca dhe sensiviteti”, ka shpjeguar ai.

Doktori me prejardhje nga Topanica, që përpos specilizimit për biokimi klinike, tashmë është specializant edhe i endokrinologjisë me diabete, ka shpresë për daljen nga kjo situatë.

“Me ndihmën e Zotit dhe me zbatimin e rekomandimeve të mjekëve, shpresoj se do t’ia dalim”, ka thënë dr. Sadik Gashi./KlinaPress./