Connect with us

Sport

Tottenhami i gatshëm t’i paguajë 60 milionë euro për Balen

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Gareth Bale siç duket do të largohet nga Real Madridi në këtë afat kalimtar.

Fillimisht u pas si problem largimi i uellsianit nga Los Blancos, shkaku i pagës së tij të lartë, por edhe shumës së transferimit.

Por, Marca raporton se Tottenham Hotspur është duke e kërkuar me ngulm transferimin e tij në këtë afat.

KESCO

Sipas mediumit spanjoll, Spurs do t’i paguajnë skuadrës spanjolle rreth 60 milionë euro për shërbimet e 29-vjeçarit.

Për Balen nuk interesohet vetëm skuadra e Mauricio Pochettinos, pasi në garës është edhe Manchester Unitedi, mirëpo kërkon që lojtari ta ulë pagën.

Ylli i kombëtares së uellsit në vitet e fundit më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur, duke i kushtuar kështu Real Madridit një mal me para, andaj në këtë verë do të ndodhë largimi i tij. /KlinaPress/