Connect with us

Sport

Tottenhami ofron 90 milionë euro për Dybalan

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Tottenham Hotspur ka dalë si pretendentë për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, duke iu bashkuar garës me Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germain.

Dybala po përpiqet të gjejë vendin e tij në ekipin e Maurizio Sarrit dhe në Itali u raportua se ai po fillonte të merrte parasysh destinacionet alternative.

Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë klubet tashmë njohur që po interesohen për lojtarin, por tani Spurs kanë dalë si pretendent të radhës.

KESCO

Paulo Dybala (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Reprezentuesi 25-vjeçar argjentinas u ble nga Palermo për 40 milionë euro në 2015, por në sezonin e fundit nuk ishte titullar fiks.

Sezonin e kaluar, ai shënoi vetëm 10 gola dhe pesë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat për Juven. /KlinaPress/