Connect with us

Sport

Trajneri i Arsenal tregon pse nuk strartoi David Luiz

Published

on

Princ Caffe Banners

David Luiz është një emër i ri në skuadrën e Arsnal e i cili ishte paraparë të debutante në ndeshjen kundër Newcastle

Trajneri i Arsenal, Unai Emery, ka zbuluar arsyeni pse Luiz nuk startoi.

Emery kishte zgjedhur që dyshja e qendrës së mbrojtjes të përbëhej nga Calum Chambers dhe Sokratis Papastathopoulos, duke lënë në bankën rezervë brazilianin Luiz, i cili erdhi tek ‘Gunners’ në ditën e fundit të afatit kalimtar.Arsyeja se pse Luiz duhej të priste për debutimin e tij, sipas Emery, është forma e mirë e treguar nga Chambers dhe Sokratis, në fazën parasezonale.

KESCO

“Me formën e treguar në fazën parasezonale, ai meritonte të luante. Ai ishte shumë i fokusuar, bashkë me Sokratis” ka thënë Emery, i pyetur për Luiz, transmeton lajmi.

Luiz kaloi tek Arsenal për 8 milionë funte, duke iu bashkuar emrit të Kieran Tierney si dy përforcime në mbrojtjen e ‘Gunners’./KlinaPress/