Connect with us

Superliga e Kosovës

Trajneri i Vushtrrisë: Lojtarët po bëjnë gabime fillestare që po e vendosin ndeshjen

Published

on

SIGMA Banners

Flamurtari ka shënuar fitore të rëndësishme sot në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ata mposhtën 2:0 Vushtrrinë me golat e Bashkim Shalës dhe Arbnor Zeqirit.

Pas takimit, trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica tha se lojtarët janë të rinj dhe po bëjnë gabime fillestare.

KESCO

“Provuam në pjesën e dytë por nuk mundëm dhe e humbëm ndeshjen. Lojtarët janë të rinj dhe janë duke u rritur, këto janë gabime fillestare por e vendosin ndeshjen” – tha Llapashtica.

Vushtrria gjendet në pozitën e parafundit në tabelë, me pak gjasa për të mbijetuar./Gazeta Sinjali/