Connect with us

Sport

Trajneri Valverde i komenton blerjet e reja, De Jong, Griezmann dhe Neto

Published

on

GorenjeKosova

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i ka lartësuar blerjet e reja të klubit, Frenkie De Jong, Antoine Griezmann dhe Neto.

Ish-trajneri i Athletic Club e lavdëroi mesfushorin holandez për cilësitë e tij teknike dhe e quajti projekt afatgjatë, transmeton Gazeta Express.

“Sezonin e kaluar (De Jong) luajti në një nivel të lartë, njëlloj si Ajaxi”, tha Valverde.

KESCO

“Ai është futbollist i cili i jep freski mesfushës dhe është projekt i të ardhmes, sepse është futbollist cilësor”, shtoi ai.

Ndërsa për Griezmannin, i cili së fundmi iu bashkua Barçës nga Atletico Madridi, tha se klubi ka pritje të mëdha për të.

“Ai është futbollist me përvojë në La Liga dhe në këtë aspekt ai është më i adaptuar se De Jong. Ai është i shpejtë dhe luan mirë në hapësirë të ngushtë e po ashtu shënon gola. Ne kemi besim të madh në të dhe presim shumë nga ai qysh në fillim”, shtoi ai.

Trajneri i Barcelonës shprehi besimin e tij edhe për Neton, i cili do të jetë zëvendësues i Marc-Andre ter Stegen.

“Ai do të sjellë siguri në portën tonë. Ai është portier me përvojë dhe ideal për të punuar me Ter Stegen”, theksoi ai. /KlinaPress/