Connect with us

Ekonomi

Tregjet e aksioneve shënojnë rënie

Published

on

PEX HOST 728×90

Tregjet aziatike të aksioneve kanë shënuar rënie ditën e hënë, si pasojë e përshkallëzimit të luftës tregtare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar të premten për rritje të tarifave në të gjitha importet kineze të nisura drejt SHBA-së. Ky njoftim ka ardhur pasi Pekini ka thënë se do të vendosë masa të reja dhe do të rrisë tarifat në importet amerikane në Kinë.

Tregu i aksioneve në Hong Kong ka rënë për 3.2 për qind, në Shangai 1.3 për qind dhe në Japoni 2.3 për qind.

KESCO

Të hënën, valuta kineze, yuan është tregtuar rreth 7.5 kundrejt dollarit amerikan. Rënia e vlerës së kësaj valute, ka shtyrë më herët gjatë këtij muaji SHBA-në që ta konsiderojë Kinën “manipuluese të valutës”, duke shtuar tensionet në mes të të dyja shteteve.

Presidenti Trump ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare dhe vjedhje të pronës intelektuale. Mirëpo në Kinë, ekziston bindja se SHBA-ja po synon t’i zvogëlojë këtij shteti zhvillimin që po përjeton. /KlinaPress/