Connect with us

Sport

Tronditet United!

Published

on

Shell Banners

United i kanë ikur nga duart tri pikë të vlefshme.

Manchester United është njoftuar me humbje qysh në javën e tretë të Premierligës.

‘Djajtë e Kuq’ u befasuan nga Crystal Palace në Teatrin e Ëndrrave duke u mposhtur 1-2, në një dramë të vërtetë që u zhvillua në minutat e fundit.

Ekipi i Solskjaer e nisi furishëm takimin, por një kundërsulm i mysafirëve u shndërrua në gol me Jordan Ayew (32’).

KESCO
Në vazhdim vendasit patën shanse të arta për ta barazuar rezultatin, ku vlen të përmendet penalltia e humbur e Marcus Rashford (69’).

Gjithsesi, goli i barazimit nuk erdhi deri tek minutat e fundit, ku ardhja e re Daniel James (89′) barazoi rezultatin.

Kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë doli Patrick van Aanholt (90+3′) që i dha fitoren Palacces./KlinaPress/