Connect with us

Lajmet/Botë

Turqia dhe Rusia arrijnë marrëveshjen për armëpushim në Idlib

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, kanë arritur marrëveshje për një armëpushim në Idlib që fillon nga mesnata.

Kjo marrëveshje është arritur pas një takimi të zhvilluar në Moskë që zgjati gjashtë orë.

“Kjo marrëveshje do të hy në fuqi nga e pretmja“, citohet të ketë deklaruar Erdogan.

KESCO

Ai u tha gazetarëve se Turqia nuk do të “heshtë” kundër sulmeve nga forcat e qeverisë siriane, duke paralajmëruar që Ankaraja do të hakmerret kundër sulmeve me forcë të plotë.

Teksa, Putini tha që Rusia jo gjithmonë pajtohej me partnerët e saj turq, por shprehu shpresë se marrëveshja do t’i jepte fund vuajtjeve civile dhe do të ndihmojë në kontrollin e një krize humanitare./Gazeta Sinjali/