Connect with us

ShowBizzi/Ndërkombëtarë

U akuzua se ka shfrytëzuar seksualisht ish-studentet, ky është reagimi i James Franco

Published

on

COVID-19

Aktori i njohur amerikan, James Franco, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se ai ka shfrytëzuar seksualisht dy studente femra.

Sipas tij, ato kanë filluar këtë histori për të qenë më në qendër të vëmendjes.

41-vjeçari ka paraqitur një kundërshtim me shkrim për një padi të ngritur në tetor 2019 nga Sarah Tither-Kaplan dhe Toni Gaal.

KESCO

Ai thotë se akuzat e tyre janë “të ndyra” dhe se janë “të uritura për vëmendje”, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga revista “People”.

“Procesi gjyqësor është i pabazuar ligjërisht, me qëllim të marrjes të sa më shumë publicitetit. Ky proces është kulmi i një fushate të pamëshirshme që padrejtësisht shkatërroi reputacionin e fituar me forcë të një vlere njeriu”, thuhet në ankesë.

Sarah Tither Kaplan dhe Toni Gaal pretendojnë se Franco u ka kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit të tyre në një studio prestigjioze të filmit.

Ish-studentet gjithashtu kanë thënë se aktori i ka angazhuar në skena erotike, të cilat s’kishin përse t’i bënin.

Në anën tjetër, avokati Michael Plonsker ka mohuar akuzat në emër të aktorit.

Kujtojmë se në vitin 2017 shkolla e filmit “Studio 4”, e cila ishte nën drejtimin e James Franco u mbyll, pasi që kishte ankesa të shumta për ngacmime seksuale./GazetaSinjali/