Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

UEFA paralajmëron klubet: S’ka Champions, nëse ndodh kjo

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

UEFA paralajmëron klubet: “S’ka Champions nëse mbyllni sezonin tani”.

UEFA ka paralajmëruar klubet e Belgjikës se rrezikojnë të përjashtohen nga garat evropiane për sezonin 2020/21 për shkak të mbylljes së sezonit para kohe.

Belgjika nuk ka marrë mbështetjen e duhur për t’i dhënë fund sezonit dhe për ta shpallur kampion skuadrën e Club Brugge – që është 15 pikë para ndjekësit më të afër.

KESCO

Numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e ka bërë të qartë për gjitha ligat se do të ketë ndëshkime nëse merren vendime të tilla, jo në koordinim me shpin më të madhe të futbollit evropian që po bën të pamundurën për të mos humbur sezoni që është ndërprerë shkaku i koronavirusit.

“Nuk mendoj se është vendimi i duhur”, tha Ceferin për ZDF.

“Ju s’mund të kërkoni për ndihmë dhe më pas të vendosni për vete se çfarë është më e mira për ju”.

“Belgjika dhe federatat që e kanë konsideruar një gjë të tillë (ndërprerjen e futbollit) rrezikojnë pjesëmarrjen në garat evropiane”.

“Dëshira e UEFA-s është që të përfundojnë gjitha ligat edhe nëse kjo nënkupton të rinisin ligat shumë më vonë se që parashikohet dhe të luhen me ndeshje të mbyllura”.

“Futbolli nuk është i njëjtë pa fansa, por sigurisht është më mirë të luhet dhe të shikojmë në TV, se sa të mos kthehet fare”.

“Këtë e duan njerëzit. Si opsione po shikojmë korrikun e gushtin, pasi s’mund të luajmë në shtator dhe tetor”./KlinaPress./