Connect with us

Lajme

“Unë, Thaçi, Limaj e Veseli u bëmë kundër Amerikës e nuk u mërzitem aspak”

Published

on

Schengen Visa

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar politikanët në Kosovë se për interesa personale kanë qenë edhe kundër Amerikës.

Haradinaj thotë se për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, bashkë me Thaçin, Limajn e Veselin dolën kundër Amerikës.

“Kur ishte çështja e (shfuqizimit) Gjykatës Speciale unë, zoti Thaçi, zoti Limaj dhe zoti Veseli u bëmë kundër Amerikës e nuk mërziteshim. Dështuam [ta shfuqizojmë Specialen], por megjithatë ishim kundër. Kur është në pyetje me lëshu pe ndaj Serbisë, po bëhemi me Amerikën”.

KESCO

Ish-kryeministri thotë se Kurti për shumë gjëra tjera nuk është mërzitur për Amerikën, ndërsa sipas tij sot po shqetësohet për qëndrimet e Amerikës.

Haradinaj thotë se Grenell ka ngritur kërkesën për largim të taksës për shkak se vet klasa politike në Kosovë ka dalë me këto qëndrime./Gazeta Sinjali/