Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti është rikthyer në radarin e klubit të madh anglez, Manchester United.

Umtiti është njëra nga emrat më të lakuar për t’u larguar nga Barcelona këtë verë, pasi katalunasit janë të interesuar të mbledhin të holla nga shitjet.

Djajtë e Kuq kanë qenë të lidhur me reprezentuesin e Francës në të kaluarën, por asnjëherë nuk kanë arritur përparim në një marrëveshje për 25-vjeçarin.

KESCO

Unitedi tani thuhet se është në bisedime për Umtitin dhe do të ishte i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për francezin.

Një emër tjetër i lakuar për mbrojtjen e Unitedit është mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire, por transferimi i tij po rezulton i vështirë shkaku i çmimit. /KlinaPress/