Connect with us

ShowBizzi/Ndërkombëtarë

Vajza e Madonnës pozon joshëse

Published

on

ART MOTION

Lourdes, 24-vjeçe ka pozuar tërheqëse për të brendshmet “Juicy Couture”.

Vajaza e Madonnës, Lourdes u zhvesh vetëm në të brendshme për fotosesionin e ri, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

24-vjeçarja u shfaq në të brendshme teksa reklamonte produktet e “Juicy Couture”.

KESCO

Lourdes, e cila është imazh i kampanjës së re të të brendshmeve “Juicy Couture and Parade”, është fotografuar në një dhomë ku shihet rrëmujë.

Teksa ishte kthyer prapa dhe po shikonte në kamerë, ajo tregoi të brendshmet e brendit që po i reklamonte.

Në një prej fotografive, ajo vuri në pah të pasmet e saj, kurse në një tjetër kishte kryqëzuar duart mbi gjoksin e saj.

Ajo po ashtu veshi të brendshme të zeza me çorapa të gjata dhe një bluzë të kuqe, teksa dukej shumë seksi.

Modelja është fëmija i madh i Madonnës, të cilën e ka me trajnerin e fitnesit Carlos Leon. Çifti u nda më 1997 kur Lourdes ishte vetëm shtatë muajshe.