Connect with us

Sport

Valon Berisha i gatshëm për sezonin e ri, dilemë mbetet e ardhmja e tij

Published

on

Schengen Visa

Valon Berisha është shumë afër t’i rikthehet fushës së gjelbër, pas lëndimeve të njëpasnjëshme që kishte pësuar.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka filluar të përgatitet për sezonin e ri, derisa e ardhmja e tij është ende në pikëpyetje te Lazio.

Skuadra italian e transferoi mesfushorin e talentuar në verën e kaluar nga Red Bull Salzburg, mirëpo lëndimet e shpeshta bën që ai mos ta tregojë veten.

KESCO

Reprezentuesi i Kosovës nuk po dorëzohet dhe po ushtron fortë, siç po vërehet edhe në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social, Instagram.

Mbetet të shihet nëse Valon Berisha do të qëndrojë edhe në sezonin e ri te Lazio apo do të kalojë te ndonjë skuadër tjetër. /KlinaPress/