Connect with us

Sport

Vazhdon lufta mes federatës spanjolle dhe La Ligas: “Nuk ka futboll të hënave!”

Published

on

PEX HOST 728×90

Federata Spanjolle e Futbollit dhe La Liga janë në luftë të hapur prej kohësh dhe tashmë dueli vazhdon për kalendarin e ndeshjeve të kampionatit të ardhshëm.

La Liga, e drejtuar nga Javier Tebas, publikoi të premten kalendarin për javët e para në La Liga, duke caktuar ndeshje edhe të premteve edhe të hënave.

Kjo ka bërë që Federata Spanjolle, me atë të presidentit Luis Rubiales, të reagojë, duke mos autorizuar datat e publikuara dhe duke dalë kundër ndeshjeve të së hënës, por edhe të së premtes, nëse nuk gjendet marrëveshje.

KESCO

Rubiales postoi një mesazh në Twitter, ku e bën të qartë se nuk do lejojë të zbatohet një kalendar i tillë: “Federata nuk e autorizon La Ligan të zhvillojë ndeshje të premteve (pa marrëveshje) dhe të hënave. Javier Tebas kërkon të veprojë kokë në vete, por ne nuk do të lejojmë futboll të hënën. Të shohim çfarë do të vendosë drejtësia“.

Javën e ardhshme pritet një takim, për të diskutuar të paktën për ndeshjet e së premteve, sepse për të hënën Federata Spanjolle është e prerë, nuk do lejojë të luhet, duke zbatuar edhe dëshirën e tifozëve, që nuk e duan futbollin e së hënës, por as të së premtes.

View image on TwitterView image on Twitter

Luis Rubiales

@LuisRubiales

La @rfef NO AUTORIZA a @LaLiga VIERNES (sin acuerdo) ni LUNES .
El @deportegob nos cita por esto el 17/7 y @Tebasjavier dinamita la reunión y ningunea al fútbol, aficiones e incluso CSD.
Seguimos igual: NO HABRÁ FÚTBOL LOS LUNES.
Ahora nos demandará. A ver qué dice la Justicia.

2,548 people are talking about this
Të premten më 16 gusht duhet të luhet Athletic Bilbao-Barcelona, ndeshja hapëse e kampionatit, por pa marrëveshje ajo do të shtyhet për të shtunën ose të dielën./KlinaPress/