Connect with us

Lajme

Vazhdon rritja e çmimeve, 100 kilogram miell shiten për 80 euro në Vushtrri

Published

on

ART MOTION

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se pas raportimeve të qytetarëve, sot ka kanë ndaluar një tregtar të pandërgjegjshëm në fshatin Pestovë, i cili në momentin e inspektimit po shiste 100kg miell 80€

Përmes një komunikate për media, komuna thotë se rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të koronavirus është vepër penale e dënueshme me ligj, përcjell lajmi.net.

Po ashtu komuna njofton se furnizime ka mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik por për kujdes nga të gjithë.

KESCO

Njoftim i plotë:

Inspektorati i Komunës së Vushtrrisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Stacioni në Vushtrri, pas raportimeve të një qytetari, sot kanë ndaluar një tregtar të pandërgjegjshëm në fshatin Pestovë, i cili në momentin e inspektimit po shiste 100kg miell 80€.

Rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të Coronavirus është vepër penale e dënueshme me ligj. Tregtarët e pandërgjegjshëm po e prishin imazhin e shumicës së bizneseve që me nderë po e kryejnë punën e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Furnizime ka mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik por për kujdes nga të gjithë./KlinaPress./