Connect with us

Lajmet/Botë

Vazhdon situata alarmante në Itali, 601 vdekje në 24 orë

Published

on

ART MOTION

Italia është goditur fuqishëm nga koronavirusi.

Përbrenda natës, në Itali janë shfaqur 3780 raste të reja me koroanvirus dhe 601 vdekje, derisa 408 janë shëruar nga infeksioni.

Siç bën të ditur platforma Ëorldometer, numri i përgjithshëm të infektuarve me koronavirus në Itali ka shkuar në afro 64 mijë. Shifrat e të vdekura në Itali janë dyfishuar në krahasim me ato në Kinë, shkruan lajmi.net.

KESCO

I njëjti burim bën me dije se zona më e prekur vazhdon të jetë Lombardia, me gati 19 mijë raste të rezultuara pozitiv që nga koha kur u shfaq virusi COVID-19.

Shifrat e të prekurve kanë filluar të pësojnë rënie këto 3 ditët e fundit, bëjnë të ditur autoritetet italiane.

Vendit i ka dalë në ndihmë edhe Rusia gjatë ditës së djeshme, e cila ka dërguar personel mjekësor dhe infektologë ushtarak. Kina po ashtu ka dërguar pajisje mjekësore, së bashku me staf mjekësor në kohën kur sistemi shëndetësor italian është afër kolapsit./KlinaPress./