Sporti/Ndërkombëtarë
Vedat Muriqi shpallet futbollisti më i mirë në Turqi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Murqi është shpallur lojtari më i mirë për vitin 2019 në Superligën e Turqisë nga Universiteti Okan në Stamboll, shkruan Gazeta inFokus.
Sulmuesi shtatlartë shkëlqeu gjatë vitit të kaluar si me fanellën e Rizesporit ashtu edhe me atë të Fenerbahçes.
Sukseset e arritura në vitin 2019 kanë bërë që prizrenasi ta fitoj këtë çmim.
Muriqi edhe në vitin 2020 po tregon formë të mirë dhe pritet ta ndihmojë Kosovën që të kualifikohet në Kampionatin Evropian./Gazeta inFokus/