Connect with us

Lajme

Veliu: Secili delegat ka të drejtë të kandidojë në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se janë duke punuar intensivisht për përgatitjet e fundit finale për Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet nesër.

Veliu pas mbledhjes së LDK-së, para mediave nuk ka treguar nëse është arritur ndonjë marrëveshje për një kandidat konsensual.

“Po punojmë intensivisht për përgatitjet e fundit finale për Kuvendin. Do të jetë një Kuvend i qetë, demokratik dhe do të ketë hapësirë. Nuk ka diçka më shumë, vetëm po punojmë që Kuvendi të ketë rrjedhë si i ka hije LDK-së, si partia më e madhe që ka cikël të rregullt të zgjedhjeve, që ka kaluar një proces tejet të mirë. Nesër është finalja që do të jetë kulmi i gjithë asaj bukurie që ka ndodhur në degë edhe nëndegë”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

KESCO

Veliu i pyetur nëse janë të vërteta informacionet se Isa Mustafa do të jetë kandidat konsensual, është përgjigjur duke thënë se secili ka të drejtë të kandidojë.

“Po punojmë për një koncensus shumë të madh. E drejtë e secilit është të kandidohet pa kurfarrë problemi. Ajo është e rregulluar me normat e statutit, kandidaturë ka të drejtë të paraqes sëcili delegat i Kuvendit. Nesër është dita kur do të shpallen kandidaturat, dhe do të aprovohen në Kuvend në bazë të normës së statutit”, ka theksuar ai.

Ndërsa nesër pritet të mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, ku konform Statutit të kësaj partie pritet të marrin në Kuvendin Zgjedhor 355 delegatë nga 38 degë. /KlinaPress/